Southagate vazhdon kontratën me Anglinë

22 nëntor 2021 | 14:48

Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Gareth Southgate.

Southagate do të vazhdojë t’i drejtojë “Tre Luanët” edhe për tre vjet të tjerë, deri në vitin  2024.

“Këtu për të qëndruar. E kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Gareth Southgate e ka vazhduar kontratën me ‘Tre Luanët’ deri në vitin 2024”, ka njoftuar Federata Angleze.

Anglia bëri paraqitje të mira në “Euro 2020” nën drejtimin e Southgate duke shkuar deri në finale. Ndërsa, në kualifikimet e Botërorit 2022 e mbylli grupin si lidere dhe do të jetë pjesë e “Katar 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i mesfushës së Barcelonës dhe lojtari spanjoll Pedri, ka…