Zafir Berisha për Albin Kurtin: Ky tipi nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo

06 dhjetor 2021 | 23:58

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, u ka dalë në mbështetje sindikatave në Kosovë në kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, ku nga kjo fundit nuk po marrin përkrahje.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Albin Kurti nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo.

“Sindikata është alternativa më kuptimplote në një vend demokratik, prandaj futja e hundëve nga Albini edhe aty, tregon që ky tipi nuk është as njeri, se kryeministër jo se jo”.

“Tendenca për t’i kopjuar idet dhe veprimet e Leninit dhe për t’i adaptuar e praktikuar ne Kosovës, janë ëndrra përtej imagjinatës së smurë leniniste ‘të besosh është mirë, të kontrollosh është edhe më mirë'”, ka shkruar Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë të…