Kurti dhe ministrat e tij hanë “Milka” në Kuvend

19 dhjetor 2021 | 09:01

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij gjatë seancës së djeshme në Kuvend kanë ngrënë çokollatë “Milka”.

Në një video të bërë virale, shihet ministri i Financave, Hekuran Murati, ku merr një çokollatë “Milka” nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vetëm pasi ky i fundit kishte ngrënë pak nga ajo.

Çokollatën “Milka”, Hekuran Murati ia përcjell ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Ndërsa Peci ia përcjell ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila ndan një pjesë dhe e kalon tek kryeministri Albin Kurti.

Kurti që dikur ishte fanatik pro produkteve vendore ndan pak çokollatë zvicerane për vete, e heq maskën dhe e ha atë.

Vetëvendosja dhe Albin Kurti njihen me aksionet e tyre në veri të vendit, ku në fillet e para të aktivitetit politik, anëtarët e VV-së rrotullonin kamionë me produkte të huaja që vinin në Kosovë.

Në majin e vitit të kaluar, Kurti kishte dalë në dyqan për të blerë gjëra ushqimore. Përmes një shkrimi na pati njoftuar se Kurti blen produkte vendore.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet. I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, kishte shkruar kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe dhe aleatët e saj kanë deklaruar se…