Haradinaj viziton kryetarin e Ferizajt

22 dhjetor 2021 | 13:45

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me kryetarin e Ferizajt ka një traditë të bashkëpunimit që nga koha kur ishte në krye të qeverisë.

“Bashkë me kolegët Besnik Tahiri, Xhavit Zariqi e të tjerë, vizituam kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Me z. Aliu kemi një traditë të bashkëpunimit që nga koha kur isha në krye të qeverisë, e Aleanca edhe këtë mandat do të jetë pjesë e qeverisjes komunale në Ferizaj. I uruam suksese kryetarit Aliu dhe e siguruam për mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës si partner qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e West Ham United ka shprehur interesim për futbollistin…