Pavardi, në mes të Realit dhe Atleticos
Pas një viti jashtëzakonisht të mirë në Bayern Munchenin, Benjamin Pavard nuk është më i paprekshëm te Bayerni.
Ardhja e trajnerit të ri Julian Nagelsmann ka bërë që mbrojtësi francez mos ta ketë të sigurt vendin në formacionin bazë. Këtë edicion mbrojtësi francez ka pasur ulje e ngritje të formës dhe nuk është më i paprekshëm në kampin “bavarez”.
Sipas asaj që ka raportuar televizioni gjerman “Sport 1”, Pavard është në agjendën e dy skuadrave spanjolle, Real Madridi dhe Atletico Madridi.
25-vjeçari dëshiron që të luajë rregullisht për ta ruajtur vendin në kombëtaren franceze dhe nëse vazhdon të mos luajë çdo ndeshje do ta kërkojë largimin nga “Allianz Arena”. Pavardi ka një kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2024, derisa ai vlerësohet rreth 40 milionë euro nga gjiganti gjerman.



