Covidi shtyn edhe një ndeshje në Premier Ligë

24 dhjetor 2021 | 15:58

Një tjetër ndeshje në futbollin anglez nuk do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar.

Ndeshja e “Boxing Day” mes Evertonit dhe Burnleyt është shtyrë nga Premier Ligë, e cila është e vlefshme për javën e 18-të.

Faqja zyrtare e Burnley shkruan për njoftimin e Premier Ligës dhe aprovimin e kërkesës së Everton për të shtyrë ndeshjen.

Evertoni ka disa raste me Covid-19 në skuadër me një valë të madhe që rrezikon edhe lojtarët e tjerë. Edhe dy ndeshje tjera, përfshirë atë të Liverpoolit, janë shtyrë si pasojë e arsyes së njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar…