Osmani i uroi shërim të shpejtë nga Covidi, Erdogani e falënderon atë
06 shkurt 2022
| 10:27
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter”, u ka uruar atyre shërim të shpejtë.
Erdogani e ka falenderuar Osmanin, duke uruar më të mirat për Kosovën.
“Zonja presidente, unë dhe gruaja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Ergodani në “Twitter”.



