Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës
21 prill 2022
| 08:14
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e përherhshëm të Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nicolas de Rivière.
Një nga temat e takimit ishte dialogu Kosovë – Serbi.
Të paktën kështu konfirmon ky i fundit nëpërmjet një shkrimi në Twitter.
Ai tha se e mbështet këtë dialog dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Rikonfirmova mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kryediplomatja e Kosovës mbrëmë e ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.