Ushtria ukrainase shkon deri te kufiri rus në Kharkiv

16 maj 2022 | 08:25

Ushtria ukrainase vazhdon rezistencën në Kharkiv. Gjatë ofensivës kundër ushtarëve rusë, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë arritur të shkojnë deri te piramida që ndan kufirin e saj me të Rusisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës ka publikuar një video mëngjesin e së hënës, ku shihen një duzinë ushtarësh verdheblu që përshëndetin triumfalisht nga kufiri ruso-ukrainas. Ushtarët janë pjesëtarë të një brigade vullnetarësh nga Kharkivi.

Rusia, pasi u tërhoq nga Kievi, tani është tërhequr edhe nga qyteti i dytë më i madh, Kharkivi. Kremlini fokusohet vetëm te territoret lindore të Doneckut dhe Luhanskit, ku konflikti ka filluar nga viti 2014.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Finlanda dhe Suedia duken sikur janë një hap më afër…