Gërvalla: Turqia është ndërmjetësuese neutrale në Ballkan

19 qershor 2022 | 11:14

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ajo në një konferencë për medie në Prishtinë ka thënë se Turqia ka mbështetur Kosovën në momente të vështira por edhe vendimtare, sipas saj, dhe për këtë do të jenë gjithmonë mirënjohës.

Gërvalla ka theksuar se Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, pas agresionit rus në Ukrainë dhe se sipas saj, ndihmë ndërmjetësimi, ka ofruar edhe në Ballkan, siç tha ajo, ndërmjetësim neutral në mes të Serbisë edhe vendeve të tjera ballkanike.

“Pas agresioni rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, po ashtu si ndërmjetësuese neutrale në Ballkan, në mes të Serbisë e të tjerëve”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se Kosova Rusinë e Serbinë i sheh si faktorë agresivë dhe destabilizues në rajon.

“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë dhe Serbinë i shohim jo vetëm si faktorë agresivë por edhe destabilizues, për të gjithë rajonin tonë dhe shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, të NATO-s e Turqisë, do të kontribuojnë që separatistëve serbë në Bosnjë t’u pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë, të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Gërvalla ka pohuar se është kënaqësi të presë një homolog që e njeh mirë historinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka thënë se…