Galtieri prezantohet si trajner i PSG-së

05 korrik 2022 | 14:48

Galtier Pas shkarkimit të Maurichio Pochettinos, Paris Saint-Germain tashmë e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është Christophe Galtier, i cili ka nënshkruar kontratë me gjigantin francez, e cila i mban të lidhura palët deri në vitin 2024.

Me trajnerin e ri PSG-ja synon trofe, sidomos ecuri më të mirë në Ligën e Kampionëve, në të cilin kompetecion tifozët parisien u zhgënjyen së fundmi kur skuadra e tyre me plot yje u eliminua nga Real Madridi në fazën eliminatore.

Ky ndërrim i trajnerit thuhet se PSG-së do t’i kushtojë 25 milionë euro pasi 15 milionë euro do t’i paguaj dëmshpërblim Pochettinos kurse 10 milionë euro do t’i paguaj klubit të deritanishëm të Galtier, Nice.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të punësuarit në institucionet në veri të Kosovës, të cilët…