Lojtarët e pavaksinuar nuk mund të luajnë në Kanada  

09 gusht 2022 | 14:22

Të gjithë basketbollistët që nuk kanë kryer vaksinën anti-Covid nuk do të kenë mundësi të luajnë ndeshjet e tyre në Toronto (Kanada). Kjo, për shkak të ligjeve që  ekzistojnë në këtë shtet, që nuk lejon hyrjen e personave të pavaksinuar.

NBA, këtë sezon të ri 2022-2023 e ka hequr vaksinimin e detyrueshëm, por në Kanada (luan ekipi i Toronto Raptors) funksionojnë të tjera ligje. Duke qenë një shtet tjetër, NBA nuk mund të ndërhyjë, por ka njoftuar të gjitha klubet për këtë detaj.

Gjithsesi, kjo s’ka për të qenë një problem i madh, pasi 97% e basketbollistëve kanë kryer vaksinën anti-Covid. Një vit më parë, vaksinimi ishte i detyrueshëm, ndërsa këtë vit jo. Gjithsesi, personat e pavaksinuar do të testohen më shpesh se të tjerët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët…