Barça refuzon ofertën e Chelseat për Aubameyangun
15 gusht 2022
| 11:19
Chelsea është e vendosur për të transferuar sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang nga Barcelona.
Edhe pse Xavi theksoi se Aubameyang është pjesë e projektit të klubit, Chelsea paraqiti një ofertë prej 14 milionë eurosh për sulmuesin gabonez. Klubi spanjoll e refuzoi dhe thuhet se ka kërkuar të paktën 20 milionë euro.



