Mosmarrëveshje mes Neymarit dhe Mbappes për penallti (video)
15 gusht 2022
| 11:43
Ditën e shtunë, PSG-ja e mposhti me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Montepellierit.
Mbappe humbi një penallti në minutën e 23-të dhe 20 minuta më vonë, PSG-ja fiton edhe një tjetër 11-metërsh. Neymari merr topin për të ekzekutuar penalltinë, por shihet Mbappe që vjen, shtyn me shpatull Messin sikur mos të ishte askushi dhe i thotë Neymarit “ma jep mua topin këtu”.
Pas një diskutimi të shpejtë, sulmuesi brazilian nuk pranon dhe e merr vetë përsipër të shënojë. Shihet më pas që Mbappe nuk e priti mirë këtë gjë dhe largohet i nervozuar.
Kylian Mbappe really had the audacity to ask Neymar to give him the second penalty after he he missed his first one 😐
https://t.co/DxFML8jxqf— LSPN FC (@_LSPNFC) August 14, 2022



