Ballkani konfirmon largimin e katër futbollistëve
15 gusht 2022
| 16:01
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, FC Ballkani ka konfirmuar se ka shkëputur kontratat me marrëveshje të dyanshme me katër futbollistë. Bëhet fjalë për Kushtrim Gashin, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli. Gashi dhe Mateli kanë nënshkruar me Prishtinën, ndërsa Solomon me Gjilanin.
“Ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli nuk janë më pjesë e FC Ballkanit. Me lojtarët e lartcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim. Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.



