Rashica sot zyrtarizohet te Galatasaray

08 shtator 2022 | 08:59

Milot Rashica sot pritet të zyrtarizohet tek skuadra turke Galatasaray.

Rashica raportohet të ketë mbërritur në Stamboll.

Futbollisti kosovar do të huazohet për një vit tek skuadra turke derisa dy klubet do të zbulojnë edhe detajet e marrëveshjes.

Ai pas mbërritjes në aeroport dha një prononcim të shkurtër.

“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur. A është hera e parë në Stamboll? Jo, kam qenë edhe më parë”, tha Rashica.

https://twitter.com/i/status/1567734175632875522

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, e…