Kurti pret në takim emisarin e Gjermanisë, flasin për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

14 shtator 2022 | 21:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Ai vlerësoi angazhimin e Sarrazit dhe rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja më e re e LDK-së, deputetja Doarsa Kica-Xhelili, në…