Mendonin se ishte alpinist, zhduket aktori i njohur në male

19 janar 2023 | 11:45

Aktori britanik Julian Sands është identifikuar si alpinisti që u zhduk në malet San Gabriel javën e kaluar. 65-vjeçari u raportua i zhdukur në zonën Baldy Bowl të premten, mes motit të keq në Kaliforninë jugore.

Policia tha se ekipet e shpëtimit tokësor u tërhoqën nga mali fundjavën e kaluar për shkak të rreziqeve të ortekëve, por kërkimet vazhdojnë me dron dhe helikopter.

Sands është i njohur për rolet në filma të famshëm dhe drama televizive, duke përfshirë A Room With A View, 24 dhe Smallville.

A Room with a View' actor Julian Sands missing in California mountains |  Deccan Herald

Në një deklaratë të dhënë me agjencinë e lajmeve PA, departamenti i Komisariatit të San Bernardino bëri të ditur se Sands u raportua i zhdukur rreth orës 19:30 me orën lokale të së premtes 13 janar.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të departamentit “u përgjigjën dhe filluan kërkimet”, shtuan ata, por ishin penguar nga paralajmërimet e rënda të motit.

Policia shtoi se kërkimet tokësore do të planifikoheshin kur të përmirësohej moti dhe kushtet të ishin më të sigurta për ekipet e shpëtimit.

Sands ka jetuar në Los Anxhelos që nga viti 2020 dhe së fundmi u shfaq në dramën “Benediction”, ku luajti gjithashtu Peter Capaldi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…