15 vjet shtet, Osmani në seancën solemne të Kuvendit kërkon unitet

17 shkurt 2023 | 12:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka thënë se foli për unifikim dhe bashkim politik “para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës”.

Osmani ka kërkuar nga spektri politikë që interesi i shtetit të dominojë, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e NATO-s.

“Këto sfida na kanë bërë që të përplasemi për brenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një të bashkëndjejmë. Prandaj pavarësisht dallimeve në pikëpamje politike, spektri politik do të dominojë në interes të vendit. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO. Prandaj le të punojmë bashkë edhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës ta forcojmë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në Pejë është qëlluar në këmbë aksidentalisht nga…