Ten Hagen pas barazimit ndaj Sevillës: Më keq se kaq nuk mund të shkonte
14 prill 2023
| 11:54
Manchester United ka barazuar me Sevillën (2-2). Klubi anglez ishte në epërsi prej dy golave, por spanjollët arritën të barazonin rezultatin. Trajneri Erik Ten Hag ka thënë se me keq nuk ka sikurse të shkonte.
“Kishim ndeshjen në dorë, ishim në avantazh 2-0 dhe duhet të kishim shënuar tre ose katër gola. Ishim të pafat edhe me dëmtimet, pësuam dy autogola, më keq se kaq nuk mund të shkonte”, ka thënë Ten Hag.



