Funksionimi i sektorit të sigurimeve, drejtori BKS-së flet para studentëve të Universitetit të Pejës

25 maj 2023 | 15:04

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, së bashku me Valon Berishën dhe Ilir Prapashticën kanë mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Drejtori Mazreku, si dhe dy zyrtarët e tjerë të BKS-së, para studentëve të këtij universiteti kanë folur rreth funksionimit të sektorit të sigurimeve në vendin tonë, si dhe më detajisht rreth punës që bën Byroja Kosovare e Sigurimit.

Takime dhe prezantime nëpër institucione edukative, BKS-ja ka nisur nga fillimi i viti e do të vazhdojë deri në përfundim të këtij viti, ka njoftuar BKS-ja.

Në fund të takimit, drejtori BKS-së së bashku më bashkëpunëtorë ka takuar edhe dekanin e Fakultetit të Biznesit në Pejë, Halit Shabani, me të cilin kanë biseduar rreth mundësisë së rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë ndryshuar çmimet e biletave për ndeshjen finale Gjilani-Prishtina në…