Qendra Kulturore Shqiptare dhe Halil Kastrati bashkojnë forcat për turnirin humanitar

04 qershor 2023 | 11:05

Qendra Kulturore Shqiptare në Reutlingen ka njoftuar se do të organizojë një turnir humanitar në futboll të vogël.

Turniri do të organizohet më 25.06.2023.

Në njoftimin e Qendrës Kulturore Shqiptare bëhet me dije se paraqitja e ekipeve do të bëhet deri më 18 qershor.

E drejtuesit të kësaj qendre kanë pritur në takim, humanistin Halil Kastrati me të cilin kanë diskutuar për të bashkërenduar aktivitetet humanitare.

“Hoxha Halili dhe stafi Jetimat e Ballkanit, konfirmuan pjesëmarrjen në organizim e radhës, në Turnirin humanitar, Futboll i vogel, 25.06.2023”, thuhet ndër të tjera në postim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku ka reaguar rreth situatës së fundit në…