Tentoi t’i ikte policisë, në Leposaviq kapet serbi me mbi 20 mijë euro mall kontrabandë

06 qershor 2023 | 22:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit në brezin kufitar mes Kosovës e Serbisë, kanë vërejtur një kombi që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila s’ishte e autorizuar për kalim kufiri.

Sipas njoftimit, policia ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ikë policisë deri në hyrje të Leposaviqit, ku është arritur që policia ta ndaloj automjetin të cilin e voziste një serb.

“Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se automjeti i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedurat tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten nis grumbullimin për…