Verstappen: Alonso është një pilot më i mirë se Hamiltoni
Piloti holandez Max Verstappen tregohet i ashpër me Lewis Hamilton kur bie fjala për të zgjedhur mes britanikut dhe Fernando Alonso. Piloti i Red Bull nuk ka dyshime se cili mes tyre është më i miri, duke zgjedhur pilotin spanjoll, veteranin e Formula 1.
“Më pëlqen të mendoj se të kesh një aftësi shtesë është një avantazh në Formula 1. Vetëm pak pilotë e kanë një gjë të tillë dhe për mua një ndër ta është padyshim Fernando Alonso. E ndjej këtë gjë për mënyrën se si i jep makinës, mënyrën se si merret me gjërat më të vogla. Fernando piloton në limite, ndërkohë që mendon edhe për gjëra të tjera”, ka thënë Verstappen.
Duke folur për Hamilton, piloti holandez shton: “Nuk mendoj se Lewis e ka këtë karakteristikë si Fernando. Alonso dallohet në këtë drejtim dhe për mua është një pilot më i mirë. Ndoshta njerëzit do të më urrejnë për këtë që them, por unë bëj një vlerësim edhe si koleg që i shoh në pistë”.



