Kurti mori pjesë në shënimin e 32-vjetorit të Pavarësisë së Sllovenisë

14 qershor 2023 | 14:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë dje në pritjen e organizuar me rastin e 32-vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Republikës së Sllovenisë.

Kryeministri Kurti, u shpreh se është një nder i veçantë dhe një kënaqësi e madhe të jenë së bashku sot në 32-vjetorin e Republikës së Sllovenisë.

Ai theksoi se të dy vendet tona kanë ndarë mësime të ngjashme nga historia dhe njerëzit tanë kanë mbajtur afërsi për të siguruar që ne të marrim mësimet më të mira si nga sprovat, ashtu edhe nga fitoret tona.

“Sllovenia ka qenë një model frymëzues për t’u ndjekur në shumë aspekte. 25 qershori 1991 dhe shpallja e Sllovenisë si Republikë e pavarur na ka shërbyer si udhërrëfyes për atë se si duket rezistenca ndaj hegjemonisë dhe ndjekja e demokracisë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori Liridon Fetahaj është larguar nga skuadra e Lirisë së…