10 mijë udhëtarë më shumë po e përdorin autobusin, shkak bileta 0.80 cent
20 korrik 2023
| 13:36
Vendimi i marrë në muajin janar që një biletë e autobusit të kushton 0.80 cent ka sjellë rezultat. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se 10 mijë udhëtarë po e përdorin më shumë autobusin si rezultat i këtij vendimi.
“Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e ‘Trafiku Urban’, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shkruar Rama.