Një tërmet i fuqishëm e godet Turqinë
23 nëntor 2023
| 17:05
Turqia është goditur të enjten nga një tërmet i fuqishëm.
Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), ka njoftuar se fuqia e dridhjes së tokës ishte 5.3 shkallë të riterit.
USGS-ja ka bërë me dije se tërmeti ka ndodhur në veriperëndim të vendit të quajtur Sinxhik (Sincik).
Ndër të tjera është thënë se thellësia e dridhjes ishte 10 kilometra.
Ende nuk është bërë me dije nëse ka dëme apo të lënduar nga kjo ngjarje.
Në shkurt të këtij viti, në Turqi ka ndodhur në tërmet i madh, duke lënë të vdekur mbi 50 mijë persona.



