Kuka për Evropianin që u mbajt në Prishtinë: Kjo është fitorja më e madhe e Kosovës
Më 16 dhjetor për herë të parë në Kosovë u organizua një Kampionat Evropian i xhudos, i cili në fund u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, me plot katër medalje nga katër xhudistët që përfaqësuan tonë. Akil Gjakova u stolis me medaljen e artë, kurse Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën medalje të bronztë.
Reagimet ishin të shumta nga shumë personalitete vendore, e ato nuk munguan as nga trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili ka thënë se ky Evropian në Prishtinë ishte fitorja më e madhe e Kosovës. “Publiku në sallë i shkëlqyeshëm, mikpritja shqiptare për sportistë e zyrtar nga shtetet pjesëmarrëse në çdo cep të vendit ishte e mrekullueshme. Shumë prej tyre janë ardhur duke menduar që vendi ynë po vend numëron me zhvillim por janë kthyer me përshtypjet më të mira! E kësaj radhe kjo është fitorja më e madhe e Kosovës!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.