IKSHPK për kancerin e qafës së mitrës: Vaksinohuni, kontrollohuni dhe qëndroni të mbrojtur
25 janar 2024
| 20:41
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel për vaksinim dhe kontrolla për kancerin e qafës së mitrës.
Në njoftim thuhet se vaksinat janë mburojë thelbësore.
“Vaksinat janë mburojë thelbësore kundër sëmundjeve si #Kanceri i qafës së mitrës. Le të ngrisim vetëdijen gjatë muajit janar për #Kancerin e qafës së mitrës! #vaksinohun, kontrollohu dhe qëndro i mbrojtur.”
Vaksina HPV është shumë efektive sipas IKSHPK’së.
“Është muaji i vetëdijesimit për #Kancerin e qafës së mitrës! Vaksina #HPV është shumë efektive. Mund të parandalojë 9️ nga 10 raste të HPV – shkaku numër 1 i kancerit të qafës së mitrës. Po, Vaksinat Funksionojnë!”
IKSHPK thotë se vaksinimi mund të bëhet nga mosha 9 deri në 14 vjet, ndërsa kontrollat nga mosha 30 vjeç.