Kancelari gjerman i kërkon Kurtit kërkon hapa drejt Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
29 prill 2024
| 16:16
Hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ky ishte mesazhi i prerë që kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ia dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas komunikatës për medie të lëshuar nga kancelaria gjermane.
“Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar qeveria gjermane.
Kurti bisedë telefonike me Scholzin, pret përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE