Kurti pret në takim kryediplomaten finlandeze

05 shtator 2024 | 15:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë ditës së sotme, kryediplomatja finlandeze ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ato kanë diskutuar për çështje të rëndësishme rreth Kosovës, si për dialogun Kosovë-Serbi e për anëtarësimin në BE.

Po ashtu, Valtonen është pritur në drekë pune nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot në Prishtinë ministren e…