Pas sulmit në Gjermani, Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm

21 dhjetor 2024 | 17:41

Pas sulmit me automjet në tregun e kërshëndellave në Gjermani, Komuna e Prishtinës ka dal me një njoftim të rëndësishëm që qytetarët të kenë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ky është apelimi që ka bërë Komuna e Prishtinës:

Apelojmë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët:

  • Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë.
  • Kontaktet emergjente: Policia e Kosovës – 192 | Zjarrfikësit – 193 | Ndihma e Shpejtë – 194, Qendra Operative Emergjente 0800 122 33 ose 122 44.
  • Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.

Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:

  • Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit
  • Hapësirat tregtare dhe festive
  • Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.

Rregullat bazë për një festë të sigurt:

  • Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma.
  • Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik.
  • Mos bllokoni hyrjet dhe daljet e objekteve publike.

Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:

  1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë
  • Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve.
  1. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike
  • Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.
  • Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse.
  1. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente
  • Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policise se Kosoves do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.
  1. Thirrje për kujdes të shtuar
  • Ftojmë qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.

Si gjithmonë, mirëqenia e Kryeqytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Duke qëndruar të kujdesshëm dhe të bashkëpunueshëm, festat tona do të jenë më të sigurta dhe më të gëzueshme për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të…