Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, e rrah rëndë kosovarin

25 dhjetor 2024 | 11:05

Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia në Gjilan, pas një sulmi fizik ndaj një shtetasi kosovar.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit, rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Snouborderja, Sophie Hediger, ka vdekur tragjikisht në moshën 26-vjeçare pasi…