Berisha: Malisheva e çeliktë tregojë se është gati për ndryshim

26 janar 2025 | 16:49

Zafir Berisha, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK, NISMA, Konservatorët, Forumi Intelektual E30 dhe Ideal, ka thënë se Malisheva tregoi se është e vendosur që të bëjë ndryshime në skenën politike në Kosovë.

“Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhënë fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt, të cilët e kanë vjedhur bukën e qytetarëve dhe i kanë lënë ushtrinë pa të, e na kanë shtrejtu energjinë elektrike duke bashkëpunuar ma mafinë serbe! Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt “pekmezat” e Vlladimirit, dhe ata që me tërrnakop nuk mundesh me ja u gjetën “trutin”. Devalvimi e vlerave të shtetit dhe institucioneve  që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë”, ka shkruar Berisha në  “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon…