A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti kësaj partie?

09 prill 2021 | 22:50

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke i dhënë fund spekulimeve në rrjetet sociale ku ishte proklamuar se i është bashkangjitur kësaj partie.

I ftuar në emisionin “DIREKT”, ai ka treguar se ka kohë që i ka ndarë rrugët me PSD-në pasi politikat e tij nuk përkojnë me ato që kërkohen nga ta.

“Nuk e besoj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, nuk e kam folur me askënd. E kam parë që po shkruajnë nëpër rrjetet sociale. Unë jam i orientimit të majtë. Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e krahut të djathtë, unë s’mund të jem pjesë,” – ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët të cilët vijnë nga një vend tjetër pa test,…