A e ka braktisur Labi përfundimisht AKR-në? Tregon vetë ai

06 shkurt 2019 | 00:21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.

Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK-së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri në T7. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Përfaqesuesja e Lartë për…