Ministrja Haxhiu shpërblen prokuroren që arrestoi Haki Rugovën

23 prill 17:34

Gazeta “Epoka e re” nga burimet e veta brenda Ministrisë së Drejtësisë mëson se prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj, e cila ka dhënë urdhër për ta arrestuar Haki Rugovën, nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është “shpërblyer” me pozitën e anëtares së provimit të jurisprudencës.

Gazeta nga këto burime mëson se kjo prokurorë ka pasur procedurë disiplinore dhe ndëshkim për shkelje të kodit të etikës. Sipas burimeve në këtë ministri: “Pas kërkesës së Albulena Haxhiut që prokurorja të mos ndalet me veprimet e saj ndaj Haki Rugovës, Valbona Disha-Haxhosaj i ka premtuar Haxhiut se ndaj Haki Rugovës do të ngrehë aktakuzë shumë shpejt”.

Gazeta “Epoka e re” ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova, për të marrë përgjigje se a ka qenë kjo prokurorja që ka dhënë urdhrin për arrestim. Ai ka thënë po.

“Po, kjo ka qenë. Nuk dua të komentoj më shumë se çfarë është bërë në Ministri të Drejtësisë”, ka thënë Haki Rugova.

Ministrja Haxhiu është deklaruar sot rreth emërimit të prokurores Haxhosaj në postin e anëtares së provimit të jurisprudencës.

“Para se ta caktojë Valbona Disha-Haxhosajn si anëtare, dhe kur i kam bërë ftesë asaj jam njoftuar nga zonja prokurore se ndaj saj ka një masë disiplinore. Edhe ndaj kësaj unë kam vendosur që ajo të jetë anëtare e Komisionet të Dhënies së provimit të jurisprudencës. Për mua ajo është një ndër prokuroret më të guximshme që i ka Këshilli Prokurorial i Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll te vajzat, nga sot do…