AAK-ja thërret në interpelancë Kurtin, propozon rezolutë me katër pika

11 nëntor 2022 | 13:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se sot (e premte) i është drejtuar me një shkresë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca,  ku i ka kërkuar që ta marrë me urgjencë mbajtjen e një seance parlamentare.

“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të qeveria në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, ka thënë Haradinaj.

Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj, ka thënë se institucionet nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës.

Më tutje, ish-kryeministri Haradinaj ka propozuar katër pika të një draftrezolute, e cila do të dilte për miratim pas interpelancës.

“Propozoj Kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: Qeveria të marr në vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale; presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun interaktiv me serbët që të kthehen në institucione; qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën; të kërkohet një takim disaditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.

Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, Haradinaj ka thënë se do të merren edhe veprime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tërheqjes, trupat ruse kanë hedhur në erë urën Antonivka…