Abazi: Humori më idiotesk i javës – Ganiu siguron njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja

07 janar 2024 | 20:39

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti 2 dhe ish-partisë së tij LVV-së, duke thënë se “humori më idiotesk i javës është që Ganiu [Jakupi i cili u raportua se para disa javësh se merre pagë 7 mijë e 500 euro nga MPJD] e ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja”.

Por sipas Abazit kjo nuk qëndron pasi për të kjo është e pavërtetë.

Më tej, ai thotë se “kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se ‘nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu’ e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike”. Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nënës çdo nivel të mund”.

Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti 2, karakterizohet me 3 gjera,

“Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional!”, ka përfunduar deputeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se zv/kryeministri Besnik Bislimi…