Abazoviq: Ne ofrojmë një qeveri të pakicës

17 janar 2022 | 13:36

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila, siç theksoi ai është zgjidhje për krizën qeveritare.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Malit të Zi ka bërë disa gjëra të mira, duke kujtuar se kanë përkrahur maksimalisht pushtetin ekzekutiv dhe kanë qenë shtylla më e fortë në të cilën mbështetet qeveria.

Abazoviq beson se lëvizja e tyre ofron një model për të cilin besojnë se është e mundur zgjidhja, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.

“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, ta mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë. dhe të paktën 49 deputetë”, u shpreh ai.

Ai tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazovic, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State nuk po kalon një moment të mirë në…