Abazoviqi: Marrëveshja me kishën serbe mund të nënshkruhet në gusht

28 korrik 2022 | 11:27

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se qeveria ka vendosur për një qasje gjithëpërfshirëse në procesin e nënshkrimit të marrëveshjes themelore me kishën ortodokse serbe dhe ka theksuar se marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht.

Sipas tij, komisioni që do të merrej me këtë akt nuk funksionoi, për shkak se tre anëtarët e propozuar nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq refuzuan të marrin pjesë, shkruan “RTCG”.

“Mendoj se pasi të vazhdojë procesi i paraqitjes së mendimeve, mund të presim që të jetë në fillim, në mes apo në fund të gushtit, nuk kemi rënë dakord për ato detaje, por është një proces që e kemi çuar në fund”, ka thënë Abazoviqi.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. Partia e Milo Gjukanoviq ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq. Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Romë një ëndërr po lind me një merkato të…