Abazoviqi: S’ka drejtësi në Mal të Zi derisa të paktën një gjyqtar ose prokuror të përfundojë në burg

05 maj 2021 | 16:11

“Nuk do të ketë drejtësi në Malin e Zi derisa të paktën një gjyqtar dhe një prokuror të përfundojnë në burg”, ka thënë ka thënë të mërkurën zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq.

Ai ka thënë se edhe disa politikanë të caktuar duhet të përfundojnë në burg.

Para Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Abazoviqi ka folur për pretendimet që ai kishte bërë më parë për lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, gjyqësorit dhe medies.

Iniciativa për dëgjimin e kontrollit të Abazoviqit është iniciuar nga deputeti i Lëvizjes për Ndryshime, Vladan Raiçeviq, i cili beson se është e nevojshme të identifikohen qartë problemet dhe t’i përkushtohet luftës kundër krimit të organizuar, sepse ky është një problem i njohur nga partnerë ndërkombëtarë.

Abazoviqi ka thënë se e konsideron shumë të rëndësishme diskutimin e këtyre temave, duke përsëritur se qëndron fort pas fjalëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papritmas, tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një…