Abdixhiku e Kamberi bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

20 korrik 2022 | 14:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin, me të cilët ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje.

“Sot, me bashkëpunëtorë, pritëm në takim deputetin Shaip Kamberi zërin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se Kamberi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi nacional spanjoll i xhudos ka vizituar për herë të…