Abdixhiku: Kosova po mbetet peng i inateve të Haradinajt

23 shkurt 2018 | 13:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës për demarkacionin, ka thënë se Kosova është duke mbetur peng i inateve të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Një vend i tanë vazhdon të mbetet peng i inateve të një njeriu – siç mbeti peng për 3 vjet rresht. Pavarësisht se ofruam një zgjidhje, pavarësisht se kjo zgjidhje u pranua nga shumica e partive shqiptare, pavarësisht se të gjitha raportet, po e përsëris, të gjitha raportet e të gjitha komisioneve ishin në ligj, kryeministri vendosi me kryeneçësi. Vendosi të mos lëvizë nga pozicioni i tij fillestar që sipas secilit interpretim ligjor prodhonte kontradiktë. Nuk donte zgjidhje ani pse shumica ishin pajtuar për një gjë të tillë”.

“Sa për gjuhën ofenduese të tij, ajo s’na shantazhon, s’mund të na shantazhojë. Ta harrojnë. Ajo veçse tregon nivelin qeverisës në vend. LDK-ja do të votojë marrëveshjen, siç ka deklaruar gjithherë. Unanimisht, me 27 vota për, sapo të shmangen kontradiktat ligjore”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kritikuar Rusinë për…