Abdixhiku merr vendim: Anulohet ndërtimi i lagjes në Badovc

22 shkurt 2020 | 10:55

Ministri i Infrastruktures dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Abdixhiku për një statusi n] ‘Facebook’ ka thënë se ky vendim ka ardhur duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në hendboll…