Abdixhiku: Nuk lejojmë që theqafja e Kurtit të bëhet theqafje për Kosovën

31 maj 2023 | 14:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se askush nuk e ka dashur “përmbysjen e aleancave” dhe askush s’ka votuar me për prishjen e raporteve me aleatët e Kosovës.

Abdixhiku e ka quajtur aventurë tejet të rrezikshme veprimin e Albin Kurtit, i cili sipas tij nuk ka legjitimitet politik.

“Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë amerikanë, evropianë, sepse kemi qenë të bashkërenduar, sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, të njëjtin vizion”, ka thënë Abdixhiku në një konferencë për medie.

Abdixhiku ka thënë se situata në veri i konvenon Serbisë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe Rusisë.

“E drejta jonë pa aleatë, mbetet vetëm e drejtë e paimplementuar. Kosova, megjithatë, e ka mundësinë që edhe të shtrojë të drejtën e vetë, edhe të mbajë aleatët e vet”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti e ka quajtur “naive” një deklaratë të sekretarit amerikan, Antony Blinken. Sipas Abdixhikut, Kosovës nuk i duhet një politikë “që ofendon me gjuhë jodiplomatike sekretarin amerikan”.

Abdixhiku ka thënë se nuk do lejohet që “theqafja e Kurtit të bëhet theqafje për Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Romës, për…