Abraham: Mezi e presim finalen e Tiranës

19 maj 2022 | 15:30

Tammy Abraham është gati për finalen e “Air Albania”. Roma-Feyenoord do të përballen mes tyre në kryeqytetin shqiptar më 25 maj. Në lojë është trofeu i parë i Ligës së Konferencës.

24-vjeçari ka shënuar 24 gola në sezonin e parë me skuadrën e Jose Mourinhos. Në prononcimin për “Sky Sports”, Abraham foli rreth finales ndaj Feyenoordit.

“Një finale është gjithmonë një finale: qoftë Kupa e Botës, finalja e Ligës së Kampionëve apo e Ligës së Konferencës. Ti gjithmonë dëshiron të luash dhe fitosh finalen për veten, shokët e skuadrës, klubin dhe qytetin. Ka qenë një vit i veçantë për mua. Na presin dy finale deri në fund, e para ndaj Torinos në kampionat, teksa mezi po presim të luajmë finalen e Tiranës. Mbështetja e tifozëve? Mënyra më e mirë për t’u kthyer pas gjithë këtë dashuri dhe mbështetje do të jetë ngritja e trofeut”, ka thënë Abraham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…