Adam: Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë

17 tetor 2019 | 12:45

Legjenda e Liverpoolit, Charlie Adam, ka thënë se Xherdan Shaqiri mund të luajë në formacionin e parë. Shaqiri këtë sezon nuk ka arritur të luajë në formacionin e parë, gjë që ka bërë që të jetë i zemëruar me këtë fakt.

Mirëpo, Adam ka kërkuar nga lojtari të jetë i duruar, pasi mund të ketë vend të rëndësishëm në skuadër.

“Mendoj se varet nga ai. Ka pasur disa lëndime në përgatitjet parasezonale. Në Liverpool të duhen lojtarët më të mirë. Ata që nuk luajnë duhet ta tregojnë vetën. Loja e tij është e mirë. Ka talent, gjithmonë e ka pasur. Fatmirësisht, mund ta tregojë vetën në Liverpool, por është vështirë në klub të tillë. Është mjaftueshëm i mirë për të krijuar raste dhe të shënojë gola. Mund t’i ndihmojë klubit ta fitojë kampionatin anglez”, ka thënë Adam.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka…