Ademi dhe Rugova flasin për zgjerimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’

19 maj 2022 | 14:06

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim drejtorin për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Ademi e uroi ish-basketbollistin e spikatur të Prishtinës për pozitën e tij menaxheriale në krye të sportit kryeqytetas dhe vuri në pah rëndësinë dhe përparësinë që ka udhëheqja e Drejtorisë së Sportit nga një ish-sportist i suksesshëm. Në anën tjetër, edhe Rugova shprehu përgëzimet e tij për kryetarin Ademi për mandatin e ri në krye të FFK-së, duke qenë i bindur se bashkërisht do të punojnë në përmirësimin e mëtejshëm të kushteve dhe infrastrukturës së klubeve të kryeqytetit.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e projekteve të ndryshme të përbashkëta, që qëllim parësor e kanë krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe përfshirjen e tyre sa më të madhe në futboll, si dhe projektin e zgjerimit të tribunës lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i skuadrës së Frankfurtit, Oliver Glasner ka thënë se…