Trajneri i Frankfurtit: Mbrëmje magjike, bëmë mrekullinë

19 maj 2022 | 14:00

Trajneri i skuadrës së Frankfurtit, Oliver Glasner ka thënë se futbollistët e skuadrës gjermane bënë një lojë të madhe kundër Rangersit. ai është i lumtur që në fund arritën të fitojnë Ligën e Evropës.

“Ky trofe do të thotë shumë për ne. E dinim që nuk do të ishte e lehtë pasi skocezët janë një skuadër e fortë dhe kanë eliminuar kundërshtarë të vështirë. Djemtë bënë një ndeshje të madhe. Sigurisht që emocionet bënë të vetën, por në fund jemi të lumtur që fituam”, ka thënë ai.

I pyetur për reagimin e tij pas penalltisë së fundit, Glasner është përgjigjur: “U shokova, emocionet ishin të mëdha. Një qytet i tërë ishte në ethe për ne. Nuk mund ta imagjinoni dot se sa ngarkesë ka. Por kur pashë djemtë që po gëzonin, kuptova që kishim fituar dhe mund të festonim të qetë. Gjithçka ka qenë e merituar pasi rrugës kemi hasur skuadra që në letër ishin më të forta se ne. Por futbolli është pikërisht i bukur pasi nuk dihet kurrë se kush fiton”.

“Finalja? Është një ndjesi e veçantë. Mund të ndiesh tensionin që kur hyn në stadium dhe sheh tifozët të cilët ishin të mrekullueshëm. Ky trofe është edhe për ta të cilët e fituan titullin e tyre që në ndeshjen e kthimit në Barcelonë. Nuk na lanë kurrë vetëm, përkundrazi me ta na dukej sikur gjithmonë luanim në shtëpinë tonë. Mezi pres të rikthehemi në Frankfurt dhe të festojmë së bashku këtë arritje të madhe të skuadrës sonë”, ka shtuar Glasner.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është e fokusuar për një transferim të madh në…